75 Mall Live Search
08:25 / E Mërkurë, 04 Nëntor 2020 / OSH

EULEX së bashku me pjesëtarë të Gjykatës Speciale po bastisin shtëpinë e Krasniqit

Forca të Eulex-it kanë zbarkuar në orët e hershme të mëngjesit në shtëpinë e Jakup Krasniqit.

IndeksOnline mëson se ata po kryejnë një bastisje së bashku me pjesëtarë të Gjykatës Speciale.

Ende nuk dihet arsyeja e kësaj bastisjeje.

Këtë e ka konfirmuar edhe nga Gjykata Speciale.

“Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) aktualisht është duke kryer operacione në Prishtinë. Operacionet e ZPS-së po kryhen me mbështetjen e Policisë së Kosovës dhe Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX). Më shumë informacion do të jepet më vonë”.

Jakup Kraniqi është një nga figurat kryesore të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). 

Krasniqi, që tash mban postin e kryetarit të Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, ka shërbyer edhe si kryeparlamentar.

/IndeksOnline/