75 Mall Live Search
10:06 / E Mërkurë, 04 Nëntor 2020 / OSH

Djali i vëllaut të Krasniqit: Familja janë terrorizuar, Krasniqi u trajtua si kriminel

Arian Krasniqi, djali i vëllaut të Jakup Krasniqit,  është deklaruar për bastisjes e shtëpisë së Krasniqit.

Ai tha se Krasniqi është momentalisht në shtëpinë në Velani, të cilin Policia e EULEX-it e ka ndarë nga bashkëshortja dhe fëmijët, në një dhomë tjetër, shkruan IndeksOnline.

“Momentalisht ndodhet në shtëpinë  vet në Prishtinë [Jakup Krasniqi], e kanë ndarë nga bashkëshotrja dhe fëmijët. Ai është ndarë sikurse një kiminel e jo sikur pjesëtarë i UÇK-së. Edhe ato [bashkëshortja dhe fëmijët] ndodhen brenda në shtëpi, familja janë të territorizuar.

Është i ndarë në një pjesë tjetër të shtëpisë baci Jakup, ndoshta po intervistohet.

Në Negrovc janë disa familjarë. Nuk dihet deri kur do të zgjat bastisja, ndoshta do të vazhdoj edhe në shtëpinë në Negrovc”, tha ai në kanal10./IndeksOnline/