75 Mall Live Search
11:26 / E Mërkurë, 04 Nëntor 2020 / OSH

Jakup Krasniqi do të transferohet në Hagë

Gjatë ditës së sotme pritet transferimi i Jakup Krasniqit për në Hagë.

Kështu ka bërë të ditur, avokati mbrojtës Valon Hasani, i cili ka njoftuar se aktakuza është konfirmuar.

“Krejt çfarë mund të konfirmojë është që ka një bastisje… Aktakuza e cila është konfirmuar, tash duhet të transferohet zotëri Krasniqi në Hagë, besoj gjatë ditës së sotme”, ka deklaruar Hasani.