Donis Avdijaj i pafat, lëndohet në prova te Emmeni

Donis Avdijaj është i përkushtuar që të vazhdojë karrierën në Holandë. Mesfushori kosovar aktualisht është në prova te skuadra Emmen.
Megjithatë, së fundi ai ka pësuar një lëndim që po i’a pamundëson të stërvitet, shkruan Indeksonline.
“Ne jemi në bisedime me Donisin dhe agjentin e tij për të zgjatur periudhën e provës”, ka deklaruar presidenti i Emmen, Ronald Lubbers.
Edicionin e kaluar, Avdijaj luajti për Trabzonsporin në Turqi dhe Heartsin në Skoci po nuk kaloi aventurë të suksesshme.
/Indeksonline/