75 Mall Live Search
13:33 / E Mërkurë, 04 Nëntor 2020 / V R

Melania Trump shpenzoi mijëra dollarë për veshjen, por ‘harron’ rregullin kryesor ditën e zgjedhjeve

Duke ecur për në qendrën e votimit, Melania Trump ra në sy të të gjithëve, sepse nuk kishte vendosur maskë në fytyrë.

Në fotot që qarkulluan në rrjet, duket Melania me syze dielli dhe taka të larta, si edhe një fustan “Gucci”, vlera e të cilit shkon plot 4,500 dollarë.

Këpucët elegante “Louis Vuitton” dhe çanta “Hermes” nuk ishin surprizë duke pasur parasysh stilin elegant të Zonjës së Parë të Amerikës, por vëmendja e të gjithëve u fokusua te mosmbajtja e maskës.

50-vjeçarja u buzëqeshi objektivëve dhe bëri me dorë ndërsa shkonte në qendrën e votimit.

Melania ka çuditur edhe të gjithë stafin e Shtëpisë së Bardhë, sepse nuk e mbulon fytyrën me maskë ose duket se nuk e merr seriozisht praninë e koronavirusit.

Zonja e Parë, bashkëshorti i saj, Donald Trump, dhe djali i tyre Barron u prekën nga Covid-19 kur virusi hyri edhe në Shtëpinë e Bardhë.

Megjithatë, Melania bëri të pamundurën për të ndaluar përhapjen e virusit. Ajo, madje, i tha stafit të punonte nga shtëpia nëse nuk ishte shumë e nevojshme dhe u kërkoi atyre të mbanin maska.