Drita nuk gabon, me një supergol tri pikë i fiton

Drita ka fituar me rezultat 0-1 ndaj Trepça ’89 në ndeshjen e javës së 11-të të Superligës së Kosovës në futboll.
Skuadra nga Gjilani mori tri pikë shumë të vështira në Mitrovicë ndaj një minatorëve që ishin shumë të organizuar sidomos në pjesën e dytë.
Golin e vetëm në ndeshje e shënoi Xhevdet Shabani në minutën e 15-të.
Futbollisti i Trepça ’89 realizoi gol nga gjuajtja e lirë nga një distancë rreth 24 metra.
Me këtë fitore, Drita është në vendin e dytë në tabelë me 22 pikë, tri pikë më pak se Ballkani që ka një lojë më shumë.
Trepça ’89 mbetet në vendin e gjashtë me 14 pikë. /IndeksOnline/