75 Mall Live Search
15:46 / E Mërkurë, 04 Nëntor 2020 / OSH

EULEX nxjerr Jakup Krasniqin nga shtëpia, e merr me vete

Policia e EULEX-it sapo ka marrë me vete  Jakup Krasniqin i cili po qëndronte në shtëpinë e tij në  lagjen Velania në Prishtinë.

Kjo pas 10 orësh që kanë qëndruar zyrtarët e EULEX-it në shtëpinë e tij në Prishtinë.

Ndryshe edhe në shtëpinë tjetër të Krasniqit në Negroc është duke u kryer bastisje.

Ndërkohë policia po vazhdon të qëndroj në shtëpinë e tij duke marrë prova dhe familjarët nuk po lejohen të futen brenda saj.