75 Mall Live Search
17:10 / E Mërkurë, 04 Nëntor 2020 / Blerim

Kanye West paditet me 1 milion dollarë nga stafi për mos pagesë të rrogave

Kanye West është një ndër reperët më të suksesshëm në të gjithë botën, i cili ditën e sotme ka kandiduar si president i Amerikës.

Së fundmi, reperi amerikan është paditur me shifrën prej 1 milion dollarësh nga punëtorët në shfaqjen e tij të drejtpërdrejtë në opera, Kanye West Nebuchadnezzar Opera, për shkak të “pagave të papaguara” të stafit dhe për ‘dështimin e pagesës së pagës minimale dhe kohën shtesë’.

Vitin e kaluar reperi debutoi në operën e tij në Hollywood Bowl, ku shfaqja e çuditshme prej 50 minutash është konsideruar si “Kapje Parash” i cili u shfaq vetëm në skenë për përmbylljen e shfaqjes së tij.