75 Mall Live Search
18:21 / E Mërkurë, 04 Nëntor 2020 / Blerim

Haziri: Baca Jakup, luftën për Kosovë duhet ta fitosh!

Pas liderit të tij, përmes një postimi në FB për arrestimin e Jakup Krasniqit nga EULEX ka reaguar edhe kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri.

Haziri ka shkruar vetëm një fjali të shkurtë.

“Baca Jakup, luftën për Kosovë duhet ta fitosh!”.

Kujtojmë që momentalisht pjesëtarë të EULEX-it janë duke bastisur edhe shtëpinë tjetër të Krasniqit, atë në fshatin e tij të lindjes Negroc.

Ndryshe, IndeksOnline iu ka sjellë gjatë gjithë ditës informacione e pamje nga vendi i ngjarjes.