Pamje/EULEX përfundon bastisjen në shtëpinë e Jakup Krasniqit në Negroc

Thuajse dy orë radhazi, forcat e EULEX-it kanë bastisur shtëpinë e Jakup Krasniqit në vendlindjen e këtij të fundit në fshatin Negroc të Drenasit.
IndekSonline ka qëndruar për 13 orë në këtë vend, duke raportuar e sjellë lajme ekskluzive.
Ndërsa sjellë edhe pamje ku shihen automjetet e EULEX-it teksa dalin nga shtëpia e tashmë të arrestuarit Jakup Krasniqi. Ku sipas gazetarit të IndeksOnline, Valdrin Krasniqi, kanë qenë 10 automjete të mbushura me pjesëtarë të EULEX-it.

Kujtojmë që Jakup Krasniqi do të dërgohet sot në Hagë, konfirmim ky nga avokati i tij, Valon Hasani.
Ndryshe, bastistje për më shumë se 9 orë pati edhe në shtëpinë e ish-kryeparlamentarit në Prishtinë, saktësisht në lagjen Velania.
Reagime të shumta pas arrestimit dhe bastisjes së shtëpisë së ish-pjesëtarit të UÇK-së, pati edhe nga krerë e liderë politikë.