“Kreshtat e Kosovës”, kënga që e shkroi Rexha, kënduar nga Beqir Gashi e Mujë Krasniqi

Një nga themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rexhep Selimi do të niset sot drejt Hagës për ta dëshmuar pafajësinë e tij.
Ai njihet si një nga figuret kyçe të UÇK-së dhe një nga trimat më të mëdhenj që s’iu tremb syri përballë armikut.
Rexha siç edhe e njohin dhe e thërrasin të tjerët, ani pse me pushkë në dorë, shpesh veshur me uniformën e ushtrisë që i doli përballë agresorit serb, mblidhej me shokët e tij të luftës e ia thoshte këngës për lirinë që po ofrohej, shkruan IndeksOnline.
Një nga këngët më të bukura dhe të fuqishme që u bë jehonë e himn i UÇK-së, ishte edhe ajo “Kreshtat e Kosovës”, që e këndonin dy trimat, dy heronjtë, Beqir Gashi e Mujë Krasniqi.
Por, vargjet e kësaj këngë drithëruese, u shkruan pikërisht nga Rexhep Selimi.
Iu sjellim në kujtesë këtë video, në të cilën shihet Rexha pranë Beqirit e Mujës, të cilët këndojnë “Kreshtat e Kosovës”.