75 Mall Live Search
10:41 / E Enjte, 05 Nëntor 2020 / OSH

Enver Hoxhaj: Ka vetëm një UÇK që ka bërë luftë të drejtë

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, pak më parë ka konfirmuar se vullnetarishtë do të udhëtoj për në Hagë, kjo pasi që iu është konfirmuar aktakuza nga Zyra e Prokurorit të Dhomave të Specializuara.

E në lidhje me këtë lajm ka reaguar  nënkryetari i kësaj partie Enver Hoxhaj.

Ai duke shpërndarë një fotografi të tij bashkë me Veselin, ka thënë se ai është ushtar i vendit të vet, i lirisë dhe i pavarësisë së Kosovës.

Tutje Hoxhaj ka shkruar se “Ka vetëm një popull që ka luftuar për liri e pavarësi. Ka vetëm një UÇK që ka bërë luftë të drejtë”.

Aktakuza ndaj Veselit ishte ngritur me 24 prill.

Ndërsa një ditë më parë për në Hagë është nisur edhe ish kryetari i Kuvendit Jakup Krasniqi, e sot pritet bashkë me Veselin të niset për në Hagë edhe Rexhep Selimi.