Pacolli: Unë sot, solidarizohem me Kadriun dhe luftëtarët e UÇK-së tonë

Lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli, përmes një postimi të bërë në FB ka reaguar pas konfirmit të aktakuzës ndaj Kadri Veselit, nga Gjykata Speciale.
Pacolli ka thënë se solidarizohet sot me Veselin dhe gjithë luftëtarët e UÇK-së.
Ky është postimi i tij:
Lufta e popullit të Kosovës për liri, nën ombrellën e UÇK është e shenjtë dhe e lavdishme. Ish kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli si njëri ndër bartësit e saj, dinjitetshëm do të dalë nga ky proces i pakuptueshëm për ne. Agresori ka qenë shteti serb që ka kryer krime ndaj civilëve.
Drejtësia do të triumfoj pa marrë parasysh përpjekjet për dëmtimin e shtetit të Kosovës.
Unë sot, solidarizohem me Kadriun dhe luftëtarët e UÇK-së tonë.