Konfirmimi i aktakuzës së Veselit, PDK mban mbledhje të jashtëzakonshme

Në selinë qendrore të Partisë Demokratike të Kosovës kanë nisur të mblidhen zyrtarë të kësaj partie, pak pasi Dhomat e Specializuara në Hagë konfirmuan aktakuzën e liderit të kësaj partie, Kadri Veselit.
Nënkryetari i PDK-së, Shaqir Totaj ka folur shkurtimisht për këto zhvillime, duke thënë se s’mund të komentojë gjatë.
“Lajmin e kemi pritë me keqardhje… E keni pa edhe vetë çka ka shkruar z.Veseli dhe për momentin nuk mund t’ju them asgjë më tepër”, ka thënë Totaj për T7.
Ai ka paralajmëruar se në PDK-ja do të mbahet një mbledhje, pas së cilës ata do t’u drejtohen mediave.
Lajmin e konfirmimit të aktakuzës ndaj Veselit nga Specialja, e ka bërë të ditur PDK-ja përmes një komunikate për media.