Situatë alarmante në Maqedoninë Veriore, 13 të vdekur dhe 1 mijë e 275 raste të reja

Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut ka publikuar bilancin ditor të viktimave dhe rasteve të reja ditore me koronavirus.
Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë kryer 3 331 teste të dyshuara për COVID-19 dhe prej tyre 1 mijë e 275 kanë rezultuar pozitivë.
Kryeson Shkupi me 519, Tetova me 85, Kumanova me 70 dhe Gostivari me 55.
Instituti i Shëndetit Publik njofton se në 24 orët e fundit janë shëruar 502 persona, raporton Alsat-M.