Linda Halimi e lumtur për postin e Vjosa Osmanit: E ardhmja dhe e tashmja është gruaja
Pas dorëheqjes së Hashim Thaçit nga posti i presidentit, këto post nga sot e gëzon Vjosa Osmani si u.d së presidentes së Kosovës.
E pas kësaj kishte reagime të shumta, një prej emrave të njohura që iu gëzua kësaj ishte këngëtarja e njohur kosovare, Linda Halimi e cila prej vitesh jeton në Amerikë.
Në një postim në InstaStory ajo ka thënë se ardhmja dhe e tashmja i takon gruas.
“E ardhmja dhe e tashmja- është gruaja. Përshëndetje zonja Presidente”, ka shkruar Linda në postimin e saj bashkangjitur me një fotografi të Osmanit./Indeksonline/