75 Mall Live Search
08:26 / E Premte, 06 Nëntor 2020 / OSH

Kujdes me maskat, policia nuk fal, prapë mbi 1 mijë gjoba

E enjtja është përmbyllur me një numër të madh të gjobave të shqiptuara për të gjithë ata që nuk kanë respektuar ligjin për parandalimin dhe kundër përhapjes së Covid-19, transmeton IndeksOnline.

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë shqiptuar mbi 1 mijë gjoba.

Janë saktësisht 1 mijë e117 qytetarë të cilët janë dënuar nga Policia e Kosovës në mungesë të bartjes së maskës dhe respektimit të distancës./IndeksOnline