75 Mall Live Search
08:41 / E Premte, 06 Nëntor 2020 / OSH

Policia e EULEX-it rrethojnë shtëpinë e Thaçit

Vetura të shumta të Policisë së Kosovës janë parë në mëngjesin e së premtes pranë shtëpisë së ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit.

Një ditë pas transferimit të Thaçit në Hagë, policia e EULEX-it kanë zbarkuar në shtëpinë e Thaçit.

Aty gjendet edhe Policia e Kosovës.

Ndërkohë, në shtëpinë e Thaçit ka mbërrijtur edhe deputeti Abelard Tahiri, i cili ka qenë këshilltar i ish-presidentit për vite të tëra.

Ekipi i IndeksOnline është në vendin e ngjarjes dhe do ju mbaj të informuar.