EULEX nuk po kryen bastisje në PDK , por të shtëpia e Kadri Veselit

Pjesëtarët e EULEX-it, me urdhër të Zyrës së Prokurorit të Specializuar në Hagë, janë duke kryer tri bastisje në Prishtinë.
Pak më parë ishte një informacion se ka bastisje edhe në zyrat e Partisë Demokratike të Kosovës, mirëpo kjo nuk është e vërtetë.
EULEX ka sqaruar se në PDK nuk ka bastisje.
“EULEX nuk gjendet në zyrat e PDK-së në Prishtinë”, thuhet shkurt në sqarimin e EULEX-it dërguar mediave.
Rikujtojmë se bastisja po kryhet tek shtëpia e Kadri Veselit, e cila ndodhet jo shumë larg selisë së PDK-së./IndeksOnline/