Pamje nga bastisjet e tre shtëpive – të Thaçit, Veselit dhe Selimit (Video)

Indeksonline ka raportuar ekskluzivisht nga tre lokacionet e bastisjeve të sotme të shtëpive të ish-Presidentit Hashim Thaçi, kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli dhe deputetit të VV-së, Rexhep Selimi.
Me asistim të Policisë së Kosovës, e nën urdhrat e Zyrës së Prokurorit Special në Hagë, forcat e EULEX-it kanë bastisur pronat e ish krerëve të UÇK-së të cilët dje pasdite udhëtuan me aeroplanin special drejtë Hagës.
Para Thaçit, Veselit e Selimit, në Hagë kishte shkuar edhe ish zëdhënësi i UÇK-së, Jakup Krasniqi, pronat e të cilit janë bastisur me orë të tëra nga EULEX-i.
Krasniqi është i akuzuar në të njëjtën aktakuzë të ngritur edhe ndaj drejtorit politik të UÇK-së Hashim Thaçi dhe dy anëtarët e Shtabit të Përgjithshëm, Kadri Veseli e Rexhep Selimi. Shikoni videon e mëposhtme: