75 Mall Live Search
16:32 / E Premte, 06 Nëntor 2020 / A. A

Pasi u largua nga Evertoni, Shani Tarashaj tregon planet

Mesfushori shqiptar Shani Tarashaj javë më parë u largua nga skuadra angleze Everton.

Prizrenasi vazhdon përkushtimin për futboll, ndonëse për momentin është pa skuadër.

Ai është rikthyer për të jetuar në vendin që u rrit si futbollist, Zvicër.

“Jam duke ushtruar çdo ditë me trajner personal. Në dimër do të rikthehem përsëri. Ende nuk mund të flas për skuadrën” deklaroi Tarashaj për Indeksonline.

25 vjeçari në të kaluarën ka qenë pjesë e disa skuadrave evropiane, Grasshopers, Everton, Eintracht Frankfurt dhe Emmen.