75 Mall Live Search
21:17 / E Premte, 06 Nëntor 2020 / OSH

Masat e reja kundër koronavirusit, kosovarët ja mësyn Shqipërisë

Gjatë ditës së sotshme, Qeveria e Kosovës në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë ka ndërmarr masat e reja kundër koronavirusit.

Shtatë komunat: Prishtina, Fushë Kosova, Gjilani, Obiliqi, Gjakova, Podujeva dhe Shtimja do të hynë në karantinë gjatë vikendit, transmeton Indeksonline.

Por, duket se kosovarët nuk duan të rikthehen përsëri në karatinë. Ata ja ka mësyrë shtetit të Shqipërisë, për të kaluar fundjavën.

Indeksonline ka arritur të siguroj një fotografi nga pika kufitare në Morinë, ku janë krijuar kolona të mëdha.

Përveç karantimit të shtatë qyteteve, me masat e reja, lokalet duhet të mbyllen në orën 20:00 në gjithë vendin.

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës ka paralajmëruar që nesër dhe të hënën do të ketë protesta kundër vendimeve të Qeverisë së Kosovës./Indeksonline/