75 Mall Live Search
23:32 / E Premte, 06 Nëntor 2020 / V R

“Xhbanja” befason, vjen elegante dhe në top formë

U bë e njohur më së miri me rolin e “Xhbanes” në serialin “O sa mirë”, por sot është ndër aktoret më të njohura shqiptare.

Bëhet fjalë për aktoren, Arjola Demiri e cila nuk e ndal aktivitetin në rrjetet sociale, madje ajo aty sjell poza të ndryshme, promovon projektet e saj dhe e shfrytëzon në mënyrë më të mirë të mundshme Instagramin e saj.

Janë pikërisht fotografit sensuale dhe provokuese që marrin vëmendjen e adhuruesve të saj, siç ishin disa të tilla që i solli së fundi.

Në një veshje elegante, flokë të gjata kaçurrele dhe grim, Arjola dukej në top formë dhe tejet seksi.

Ndryshe, Arjola mbetet aktive në projekte të ndryshme televizive./Indeksonline/