“Fever”e Dua Lipës kthehet në hit, arrin sukseset e para, pa u bërë 24 orë nga lansimi

Dua Lipa ka sjellur projektin më të ri muzikor në bashkëpunim me këngëtaren belge, Angele.
Kënga e re e artistes shqiptare mban titullin “Fever” dhe erdhi e vizuelizuar edhe me një videoklipi të veçantë.

Me tu publikuar kënga është pritur mirë nga adhuruesit e artisteve, duke marr afro 3 milionë shikime në Youtube, pa u bërë ende 24 orë.

Ndërsa, është renditur e para në Belgjikë, gjë që ka lumtur këngëtaren shqiptare.

“Disa nga më favoritet e mia qëndrojnë nga Fever. Nëse nuk e keni dëgjuar ende, linku është në bion time. Ne sapo kemi dalë të parët në Belgjikë!!! E çmendur!!! Faleminderit”, ka shkruar Dua në imazhet që sjelli në prapaskenat e klipit./Indeksonline/