75 Mall Live Search
11:02 / E Shtunë, 07 Nëntor 2020 / V R

Çifti i njohur në pritje të fëmijës së parë!

Christopher Masterson do të bëhet baba!

Aktori 40-vjeçar i Malcolm In The Middle është në pritje të fëmijës së tij të parë me gruan Yolanda Pecoraro.

Yolanda , që më së miri njihet nga filmi Graceland , zbuloi lajmin e lumtur në llogarin e saj në Instagrami të premten.

“Baby Masterson” ka shkruar ajo, derisa shihet me barkun e fryerë në një imazh nga plazhi.

Lajmi i lumtur i Chris dhe Yolanda vjen pas lajmev të kolegut të  tij në Malcolm , Frankie Muniz.

Frankie dhe gruaja e tij, Paige , njoftuan se ishin gjithashtu në pritje të fëmijës së tyre të parë në shtator./Indeksonline/