75 Mall Live Search
16:09 / E Shtunë, 07 Nëntor 2020 / OSH

PD i përgjigjet Ramës: Guxon e flet për Kosovën ai që projektoj ndarjen e saj

Pas Presidencës, edhe nënkryetari i PD, Edi Paloka, i është përgjigjur pyetjes së kryeministrit Rama, se pse Meta, Berisha e Basha kanë votuar pro raportit të Dick Marty në Këshillin e Europës.

Sipas Palokës, Rama e kepërdori Kosovën për interesat e tij dhe punoi për ndarjen e saj, ndërsa shton se kontributet e Bashës dhe Berishës për Kosovën vleresohen nga të gjithë.

Më tej, Paloka i thotë Ramës se je i damkosur si tradhtar për çdo shqiptar, këtej e andej kufirit.

Statusi i plotë i Palokës

Guxon e flet per kosoven ai qe projektoj ndarjen e saj.

Flet per kosoven ai qe ne krah te sivllaut te tij Vucic , lobonte me fort se serbet per ti kaluar Mitrovicen e Veriut , Serbise.

Flet per kosoven ai qe puthej e pllaquritej me zedhenesin e Milloshevicit ne te njejten kohe qe poshtronte lidershipin politik te Kosoves e heronjte e gjalle te UÇK !

Mendon se e kane harruar shqiptaret ketej e andej kufirit se perpara se ti dergonte neper gjykata Serbia ishe ti Edvin qe hapje gjyqe per drejtuesit politik te Kosoves !

Rama edhe Kosoven e keqperdori vetem per interesa te tij . Nuk eshte rastesi qe nen qeverisjen e Rames ska patur asnje njohje , po vetem cnjohje te Kosoves.

Sa per kontributin e Lulzim Bashes e dijne mire gjithe qytetaret e Kosoves e ta thane publikisht lideret e saj politik duke nisur nga Thaci per te cilin ben sikur te dhimbset sot.

Kontributi i Lulzim Bashes dhe Sali Berishes per Kosoven njihet dhe vleresohet sot nga cdo qytetar i saj, si gjate luftes, ne shpalljen e pavarsise dhe njohjen e saj nderkombetare.

Ndersa ti Edvin je tanime i damkosur si tradhetar per cdo shqiptare ketej e andej kufirit.

Turp qe sot po e perdor prap Kosoven jo per ta ndihmuar por thjesht per te hequr vemendjen nga situata jashtzakonisht e rende ne Shqiperi, per te cilen je ti dhe vetem ti pergjegjes!