Pacolli uron Biden: Njëri nga miqtë e mëdhenj të Kosovës

Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka uruar Joe Biden për fitoren e presidencës në SHBA, shkruan IndeksOnline.
Ai e vlerësoi këtë si një fitore të mëdha edhe për Kosovën pasi tha se Biden është dhe do të vazhdojë të jetë një nga miqtë e mëdhenj të Kosovës.
Postimi:
Nga Kosova, ne urojmë mikun tonë, Joe Biden, i cili sapo ka fituar zgjedhjet dhe do të jetë Presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara. Një fitore e madhe! Z. Biden është dhe do të vazhdojë të jetë një nga miqtë e mëdhenj të Kosovës. Ne gjithashtu urojmë Znj. Kamala Harris, Zv. Presidentja parë grua ndonjëherë në Shtetet e Bashkuara.