75 Mall Live Search
18:10 / E Shtunë, 07 Nëntor 2020 / OSH

Biden lëshon deklaratën e parë pas fitores në zgjedhjet në SHBA

Joe Biden ka reaguar pas fitores në zgjedhjet presidenciale në SHBA.

Në një deklaratë të lëshuar nga ai, Biden ka thënë se është i nderuar nga besimi që i ka dhënë populli amerikan, atij dhe tanimë nën-presidentes së ardhshme, Kamala Harris, shkruan CNN.

“Me përfundimin e fushatës, është koha të vendosim zemërimin dhe retorikën e ashpër pas nesh dhe të bashkohemi si një komb”, thuhet në deklaratë.

“Është koha për amerikën që të shërohet dhe të bashkohet”, shton më tutje ai në deklaratë.

“Ne jemi Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe s’ka asgjë që s’mund ta bëjmë, nëse e bëjmë bashkë”.