Parisi pastër ndaj Rennes

Paris Saint-Germain ka vazhduar me fitore në elitën e futbollit francez duke e mundur Rennes me rezultat 3-0 në Parc des Princes.
Në këtë ndeshje shkëlqeu Angel Di Maria që shënoi dy gola dhe Moise Kean që po vazhdon të shënoi për skuadrën franceze.
Pavarësisht mungesave të shumta, skuadra e Thomas Tuchel ia doli mjaftë mirë të arkëtoi pikët e plota.
Me këtë fitore, PSG mban kreun me 24 pikë, derisa Rennes renditët në pozitën e tretë me 18 sosh.
