75 Mall Live Search
08:48 / E Diele, 08 Nëntor 2020 / OSH

John Legend me gruan e tij dalin në qytet dhe festojnë fitoren e Joe Biden

Këngëtari i njohur, John Legend dhe gruaja e tij, Chrissy Teigen i janë gëzuar shumë fitores së Joe Biden në zgjedhjet presidenciale në ShBA.

Ata kanë dal në qytetin e Hollivudit dhe nga vetura e tyre, kanë brohuritur bashkë me njerëzit që ishin dal për të festuar fitoren e Biden, transmeton Indeksonline.

Sipas projeksioneve, Joe Biden do të jetë presidenti i 46-të i ShBA-ve.

Ai tashmë ka kaluar numrin 270 të votave elektorale, që duhen bërë për të fituar një president./Indeksonline/