Shkoi për t’u shëruar jashtë, vdes në rrethana të dyshimta gruaja kosovare

Foto ilustrim
Dje në policinë e Kosovës është raportuar një vdekje në rrethana të dyshimta.
Një person që policia nuk ia publikon emrin, është ankuar se gruaja e tij kishte shkuar për shërim jashtë vendit dhe nga neglizhenca e mjekëve të spital kishte vdekur, shkruan IndeksOnline
Për këtë rast, policia dhe prokuroria kërkojnë që të ndjerës t’i bëhet obduksionin.
“Prishtinë 06.11.2020 16:00. Ankuesi mashkull Kos. raporton se gruaja e tij viktima femër Kos. kishte shkuar për shërim në një spital jashtë shtetit dhe atje kishte vdekur. Ankuesi dyshon se deri te vdekja e gruas kishte ardhur nga neglizhenca e mjekëve të spitalit. Në konsultim me prokurorin hapet rasti dhe kërkohet t’i bëhet obduksioni”, thuhet në raportin e PK-së.