75 Mall Live Search
15:01 / E Diele, 08 Nëntor 2020 / OSH

S’ka karantinë për lopët në Prishtinë

Qeveria e Kosovës në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë të premtën morën vendim që 7 qytete të hynë në karantinë gjatë fundjavës. Në mesin e këtyre qyteteve ishte edhe kryeqyteti, Prishtina.

Por, duket se jo të gjithë po e respektojnë karantinën, transmeton Indeksonline.

Në “rrugën C” të lagjes Mat, disa lopë kanë dal në rrugë dhe po pengojnë qarkullimin e veturave.

Nuk shihet ndonjë bari afër lopëve dhe nuk dihet se nga kanë ardhur ato./Indeksonline/