Përfundon sezoni për Ansu Fatin, do të operohet të hënën

Ansu fati duket se e ka humbur pjesën tjetër të sezonit.
KF Barcelona, përmes një komunikate për media ka njoftuar se talenti i tyre do t’i nënshtrohet një operimi në gju.
Procedura do të kryhet nga Dr. Ramon Cugat nën mbikëqyrjen e shërbimeve mjekësore të klubit.
Pasi të ketë përfunduar kjo ndërhyrje, një komunikatë e re do të sigurohet me informacion mbi rezultatin dhe kohën e përafërt të lojtarit.
Sipas mediave spanjolle, një operim i tillë kërkon gjashtë deri në nëntë muaj për tu rikthyer në formë.
Ansu Fati u lëndua në ndeshjen në mes të Barcelonës dhe Real Betisit. /IndeksOnline/