75 Mall Live Search
18:28 / E Diele, 08 Nëntor 2020 / Blerim

Prishtina në karantinë/ Rrugët e zbrazëta në orët e mbrëmjes e lëvizje minimale

Me vendim të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Shëndetësisë, bazuar në rekomandimet e IKSHPK-së, vendi ka dy dite që është i bllokuar.

Kjo pas rritjes së numrit të rasteve me COVID-19, derisa masa e fundit që është në zbatueshmëri deri nesër në orën 05:00.

6 komuna janë në karantinë, një nga to edhe Prishtina, si qyteti me numrin më të madh të rasteve.

Njësitet e Policisë së Kosovës kanë përdorë të gjitha kapacitetet e plota, për të monitoruar gjendjen, dhe për të zbatuar vendimet e Qeverisë.

Si edhe rrallë herë, rrugët e kryeqytetit ishin të boshatisura, pak makina, e po ashtu edhe njerëz.

E qytetarët ishin të fokusuar më shumë tek natyra dhe parqet e ndryshme.

Edhe në këto orë të mbrëmjës, qetësia po mbretëron në Prishtinë. Lëvizje minimale.

Indeksonline sjellë pamje: