75 Mall Live Search
18:40 / E Diele, 08 Nëntor 2020 / Blerim

Ka 1 vit që luani po mbahet ilegalisht në një resort në Gjilan, reagon Fondacioni për të Drejtat e Kafshëve

Shumë reagime ka pasur për mbajtjen e një luani në një resort në Gjilan.

Derisa i njëjti thuhet se është duke u mbajtur në mënyrë ilegale.

Pavarësisht kësaj, kjo kafshë, po vazhdon të qëndrojë aty. e për këtë ka reaguar organizata Fondacioni për të Drejtat e Kafshëve.

Ky është reagimi i kësaj organizate në faqen zyrtare FB:

Sot bëhen 1 vit prej kur është zbuluar mbajtja ilegale e luanit në resortin “Maja e Zezë” në Gjilan.

Edhe pse është konstatuar se luani është kontrabanduar në Kosovë dhe është konfiskuar në fillim të këtij viti, luani vazhdon të qëndrojë i mbyllur në të njëjtin vend, peng i mosangazhimit të institucioneve.

Organizata FOUR PAËS International ka ofruar strehim për luanin në një nga qendrat e saj të shpëtimit, mirëpo deri më tani Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit nuk po i kryen detyrat e veta për të mundësuar transferimin e luanit, përkundër faktit që kemi tentuar disa herë të kontaktojmë direkt edhe Ministrin, z. Blerim Kuçi.

Përmes këtij postimi, i bëjmë thirrje përsëri Ministrit Kuçi dhe zyrtarëve të tjerë të Ministrisë, të angazhohen seriozisht në këtë qështje dhe luanit t’i mundësohet transferimi sa më shpejtë që është e mundur.