75 Mall Live Search
20:18 / E Diele, 08 Nëntor 2020 / Blerim

​Ahmeti: Drejtoria e Urbanizmit do të jetë e mbyllur përveç për raste urgjente

Për shkak të infeksioneve me koronavirus, Drejtoria e Urbanizmit e Komunës së Prishtinës do të jetë e mbyllur me përjashtim të rasteve urgjente.

Lajmi është bërë i ditur nga i pari i Prishtinës Shpend Ahmeti përmes një postimi sot në Facebook.

Ai ka thënë se një numër i madh i zyrtarëve të Drejtorisë së Urbanizmit kanë rezultuar pozitivë ose janë me simptoma koronavirus, andaj kjo drejtori do të qëndrojë e mbyllur përveç rasteve urgjente, për çka kërkon edhe mirëkuptim nga ana e qytetarëve.