75 Mall Live Search
22:11 / E Diele, 08 Nëntor 2020 / C E

Aston Villa shkakton “tërmet” në shtëpi të Arsenalit

Skuadra e Artetas u mposht me rezultat 0-3 në ndeshjen e xhiros së tetë të Premierligës.

Mysafirët kaluan në epërsi që në minutën e 25-të me autogolin e Saka, shkruan Indeksonline.

Në pjesën e dytë në skenë doli Watkins i cili shënoi dy gola.

Sulmuesi i Aston Villas shënoi në minutën e 72-të dhe 75-të për t;i siguruar tri pikë të mëdha skuadrës së tij.

Me këtë fitore, Aston Villa ngjitet në vendin e gjashtë me 15 pikë dhe me një loj më pak se kundërshtarët derisa Arsenali mbetet në vendin e 11-të me 12 pikë. /IndeksOnline/