Po e transportonte një zemër të dhuruar për transplant, helikopteri rrëzohet gjatë uljes

Një helikopter që po transportonte një zemër të dhuruar në një spital në Los Anxhelosin Lindor u rrëzua në çatinë e spitalit të premten dhe një mjek e lëshoi organin kur u shpëtua nga rrënojat para se të transplantohej përfundimisht me sukses.
Për fat të mirë të tre personat në bordin e helikopterit shpëtuan pa lëndime serioze, me gjithë rrëzimin e tmerrshëm të çatisë.

Video amatore dramatike tregon se ambulanca private helikopter me tetë vende humbi kontrollin para se piloti kishte vendosur ta ulte atë në çatinë e spitalit Keck, në Boyle Heights.

Zyrtarët e spitalit thanë se askush brenda ose rreth objektit nuk u lëndua. Kalimtarët jashtë vrapuan për të shmangur goditjet nga mbeturinat . /IndeksOnline/