Në Bundesligë u shënua goli i sezonit, nga më të bukurit që keni parë ndonjëherë

Valentino Lazaro ishte futbollisti i parë që Interi bleu pas emërimit të Antonio Contes në pankinë, por te zikaltrit nuk arriti të lërë gjurmë në ato pak muaj që qëndroi dhe më pas u huazua fillimisht te Newcastle e më pas te Borussia Monchengladbach.

Pikërisht te këta të fundit, anësori austriak shënoi një gol shumë spektakolar që me siguri do të garojë për golin e vitit, në ndeshjen e humbur 4-3 në “Bay Arena” ndaj Bayer Leverkusenit.
Pas një krosimi të Herrman në zonë, Lazaro goditi topin me takë në rënie e sipër dhe e dërgoi në trekëndëshin e portës së Leverkusenit, por për fat të keq ai gol nuk shërbeu për të shmangur humbjen e M’gladbach.

Valentino Lazaro është ende në pronësi të Interit dhe te Borussia Monchengladbach është transferuar me formulën e huazimit me të drejtë blerjeje për shifrën e 18 milionë eurove në fund të sezonit të ardhshëm.