Radhë të gjata para Komunës e Prishtinës, s’respektohet distanca

Prishtina është vendi më i prekur nga koronavirusi në Kosovë dhe dukshëm para qyteteve të tjera të vendit sa i përket numrit të të infektuarve.
Megjithëkëtë, shihet se ka një numër të madh qyteterash, që po presin në radhë për të hyrë në objektin e Komunës së Vjetër.
Indeksonline ka siguruar fotografi ku shihen se dhjetëra persona janë në radhë të gjatë për të kryer shërbime komunale.
Në fotografi vërehet edhe një mungesë e distancës dhe rrezikim i shëndetit publik të qytetarëve. /IndeksOnline/
