75 Mall Live Search
08:57 / E Hënë, 09 Nëntor 2020 / k.v

Vdes avokati i njohur, Nikë Shala

Ka vdekur sot në mëngjes, avokati i njohur Nikë Shala.

Lajmin e kanë dhënë familjarët e avokatit.

Varrimi i të ndjerit bëhet sot në varrezat katolike në Prishtinë në orën 14:00.

Shala ishte avokat i Salih Mustafës, i arrestuar nga Gjykata Speciale për krime lufte.

Njoftimi i familjes:

Me dhimbje të thellë njoftojmë farefisin, miqtë, dashamirët dhe kolegët se sot më 09.11.2020 ndërroi jetë më i dashuri ynë: AVOKAT NIKË SHALA.

Homazhet në respekt të ndjerit mbahen në katedrale, “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë, më 10.11.2020, duke filluar nga ora 09:00-12:00, ndërsa në orën 12:00 mbahet mesha e dritës në katedrale.

Varrimi i të ndjerit bëhet në varrezat katolike në Prishtinë në orën 14:00.
Të pikëlluar bashkëshortja Lushe, fëmijët Njomza, Mimoza, Dafina dhe Donati, si edhe mbarë familja Shala.
Babi ti je i pavdekshem!