75 Mall Live Search
09:11 / E Hënë, 09 Nëntor 2020 / k.v

Arrestohen tre persona, rrahën gratë e tyre

Gjatë 24-orëve të fundit policia raporton për dhunën në familje, ku viktima janë gratë.

Gjatë së dielës një prishtinas ushtroi dhunë fizike e psikike ndaj gruas së tij. ndaj policia e arrestoi të dyshuarin, duke e dërguar në mbajtje 48 orë.

“Viktima f/k ka raportuar se pas një mosmarrëveshje, i dyshuari m/k ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj saj. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje 48 orë”, thuhet në raportin e policisë.

Edhe në Istog një grua ishte viktimë e dhunës. Ajo u sulmua nga bashkëshorti, pësoi lëndime, ndërsa mori edhe trajtim mjekësor. Ndërkaq me vendim të prokurorit kujdestar i dyshuari është dërguar në mbajtje 48 orë.

“Është arrestuar i dyshuari m/k, pasi që ai e kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën f/k. Viktima ka marrë trajtim mjekësor dhe është liruar. Me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje 48 orë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Kurse në Gjakovë, është arrestuar një person pasi që nën ndikim alkooli, kishte sulmuar dy femra.

“Është arrestuar i dyshuari m/k, pasi që ai nën ndikim alkooli kishte sulmuar fizikisht dy viktimat f/k. Të lënduarat kanë marrë trajtim mjekësor. Në konsultim me prokurorin kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.