Bashkëpunëtorë e familjarë të Jakup Krasniqit shkojnë, në Hagë, për ta përcjellë paraqitjen e tij të parë në gjykatë

Në orën 11:00, do të mbahet paraqitja e parë e Jakup Krasniqit në sallën e gjyqit të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK), në Hagë.
Atje tashmë kanë shkuar edhe bashkëpuntorët e tij dhe djali i vetëm i Krasniqit, Altini.
Në një fotografi, që ka siguruar IndeksOnline shihen Skënder Reçica, Endrit Shala dhe djali i Fatmir Limajt, Durimi.
Ata janë parë rrugës, duke shkuar për të marrë pjesë në seancën e parë, e cila mbahet për Krasniqin.
Aktakuza kundër Jakup Krasniqit u konfirmua, më 26 tetor 2020. Ai u arrestua nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, më 4 nëntor dhe u transferua në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK), në Hagë në po të njëjtën ditë.
Aktakuza e ngarkon Jakup Krasniqin me akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit sipas së Drejtës ndërkombëtare, për forma të ndryshme të përgjegjësisë penale./IndeksOnline/