75 Mall Live Search
13:26 / E Hënë, 09 Nëntor 2020 / k.v

Haradinaj pa paralajmërim në PDK, kjo është arsyeja

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, sot ka vizituar selinë e Partisë Demokratike të Kosovës.

Zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyçi, ka thënë se Haradinaj ka vizituar sot pa paralajmërim zyrat e PDK-së për të shprehur solidarizimin për zhvillimet e fundit me Dhomat e Specializuara.

“Ne e falendërojmë për një gjest të tillë dhe njëherësh konfirmojmë se nuk është folur për asnjë temë politike aktuale, në Kosovë. Konfirmimi i aktakuzës ndaj ish-kryetarit Veseli dhe ish-presidentit Thaçi paraqet një situatë të rëndë për Kosovën dhe PDK-në. Ne si shoqëri na duhet më së shumti sot solidarizimi dhe bashkëpunimi për ta tejkaluar këtë moment të vështirë për vendin.