Aro Muriqi shërohet nga lëndimi, Girona e lejon të grumbullohet me Kosovën

Portieri i Kosovës, Aro Muriq nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje me skuadrën e tij Girona, që prej ndeshjes Greqi – Kosovë, për shkak të një lëndimi.
Burime të Indeksonlinet, bëjnë të ditur se 21- vjeçari ka fluturuar nga Spanja në Tiranë për të qenë i gatshëm t’i shërbejë Kosovës për 3 ndeshjet e ardhshme, ndaj Shqipërisë, Sllovenisë dhe Moldavisë.
Është për t’u vlerësuar fakti se Girona i ka dhënë leje Muriqit të udhëtojë në Shqipëri, duke marrë parasysh faktin se portieri kosovar nuk ka qenë as në bankën rezervë në 3 ndeshjet e fundit.
Ekipi spanjoll do ta zhvillojë sonte ndeshjen e javës së 11-të kundër Las Palmas.
/Indeksonline/