Trajneri i Werderit, optimist/ Rashica do ta gjejë formën e duhur së shpejti

Trajneri i Werder Bremen, Florian Kohfeldt, është shpreshur i kënaqur me ecurinë e Milot Rashicës pas lëndimit.
Sipas tij, mesfushorit kosovar i duhet ende kohë që të arrijë nivelin më të lartë.
“Miloti mund të bëjë diferencën. Ende nuk e ka gjetur ritmin e duhur, provoi shumë në ndeshjen ndaj Kolnit. Ai ishte i kënaqur me 65 minuta. Është normale që pas lëndimit i duhet kohë për ta rikthyer formën. Jam optimist që ai këtë do ta bëjë shpejtë” deklaroi Kohfeldt.
Xhiron e ardhshme Werder Bremen do të luaj kundër Bayernit në Alianz Arena.
Në vizitën e fundit aty Rashica kishte shënuar njërin prej golave më të bukur në karrierë.
/Indeksonline/