75 Mall Live Search
18:54 / E Hënë, 09 Nëntor 2020 / OSH

Pensionistët mund të dalin vetëm në këto dy orare, jashtë shtëpisë

Në muajin e fundit në vendin tonë janë shtuar rastet e personave të prekur me Covid-19, raporton IndeksOnline.

E për shkak të rrezikut për përhapjen e mëtejmë të virusit, Qeveria e vendit është në prag për të marrë vendime të reja e të cilat ndërlidhen me ruajtjen e shëndetit të qytetarëve.

Një kategori mjaft e ndieshme është ajo e të moshuarve, e për të cilët siç pritet të marrë vendim Qeveria gjatë kësaj mbrëmjeje do t’u reduktohet dalja jashtë shtëpisë në dy orare.

“Personave mbi moshën 65 vjeç u lejohet dalja jashtë shtëpisë gjatë orarit 6:00-10:00 dhe 16:00-19:00. Jashtë këtij orari kanë të drejtë të dalin vetëm për nevoja shëndetësore”, specifikohet në vendimin që ende po diskutohet brenda kabinetit qeveritar.