75 Mall Live Search
19:26 / E Hënë, 09 Nëntor 2020 / Blerim

Transportuesit publikë, do të operojnë vetëm me 50% të kapaciteteve

Në bazë të vendimi që Qeveria e Kosovës  pritet të marrë pas pak, për masat e reja shtrënguese në kuadër të parandalimit të përhapjes së virusit COVID- 19, pritet të përfshihet edhe transporti publik

Në bazë të këtij vendimi, pika 25.2, transporti publik lejohet  të punojë deri në 50% të kapaciteteve, duke respektuar manualin për mbrojtjen nga përhapja e virusit Covid-19.

Pra nëse vendimi do të marrë formën e prerë, të gjithë transportuesit publikë, nuk do të mund të marrin në mjetin transportues më shumë se gjysma e vendeve që kanë në dispozicion.