75 Mall Live Search
19:32 / E Hënë, 09 Nëntor 2020 / Blerim

Selmanaj: Gjykata Speciale është shndërruar në një ndërmarrje të përbashkët me Serbinë, kundër vlerave të UÇK-së

Deputeti nga radhët e AAK-së, Rasim Selmanaj, ka thënë se nga Gjykata Speciale nuk po gjykohen vetëm vlerat e UÇK-së, po edhe vlerat e NATO-së dhe BE-së, ku sipas tij që të tria ishin bërë bashkë për ta luftuar gjenocidin e krimeve nga Serbia.

‘Jo vetëm UÇK-ja, por edhe vlerat NATO-së e BE -së sot janë para gjykatës speciale!

Të gjithë ishin ndërmarrje e përbashkët kundër gjenocidit e krimeve që Serbia i kishte bërë ndaj shqiptarëve’, ka shkruar Selmanaj në Facebook.

Ndër të tjera Selmanaj Gjykatën Speciale e ka quajtur një ndërmarrje të përbashkët me Serbinë, kundër vlerave të UÇK-së.

“‘E sot…!? Gjykata Speciale, me veprimet e saj është shndërruar tani në një ndërmarrje të përbashkët me Serbinë, kundër vlerave të lirisë së një populli! Turp”, ka  deklaruar ai.