75 Mall Live Search
10:43 / E Martë, 10 Nëntor 2020 / Blerim

Komisioni për siguri shtyn mbledhjen, në shenjë solidarizimi me ish-ushtarët e UÇK-së

Komisioni për çështje të sigurisë dhe mbrojtjes, ka shtyrë për një ditë tjetër mbajtjen e mbledhjes të paraparë për të martën, në shenjë solidarizimi me ish-ushtarët e UÇK-së që janë në Hagë.

Shtyrja e mbledhjes u propozua nga deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, siç tha ajo për nder të ish-ushtarëve të UÇK-së, që janë në Hagë.

Çlirimtarët s’kanë parti kanë atdhe. T’i ulim shpatat partiake e politike e t’i ngrisim ato kombëtare e atdhetare. Sot propozoj që kjo mbledhje të shtyhet për një ditë tjetër për nder të çlirimtareve tanë që s’janë këtu”, tha ajo.

Propozimi i saj u përkrah nga të gjithë anëtarët tjerë të Komisionit… Anëtar i këtij komisioni ka qenë edhe Rexhep Selimi ndaj të cilit Gjykata Speciale ka ngritur aktakuzë.

Në rend dite të Komisionit… ka qenë shqyrtimi  raportit të Ministrisë së Mbrojtjes, rreth zbatimit të rekomandimeve të Zyrës Kombëtare të Auditimit për 2019.